Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu vendoset zyrtarisht në arrest me burg, i akuzuar për korrupsion. Ai u arrestua të mërkurën së bashku me rreth 100 bashkëpunëtorë të akuzuar për afera korruptive me tendera dhe krijim e pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Sipas vendimit të gjykatës, masa e “arrestit me burg” lidhet vetëm me akuzat për korrupsion.
“Nuk vlerësohet i nevojshëm arrestimi për akuzat për terrorizëm në këtë fazë, ndonëse ka dyshime të forta se Imamoglu ka mbështetur organizatën kurde PKK”, thuhet në vendim.
Kryebashkiaku i Stambollit reagoi përmes një postimi në rrjetin “X”, ku thotë se burgimi nuk do ta ndalë në përpjekjet e tij për të mbrojtur demokracinë.
Gjatë natës, për të katërtën radhazi vazhduan protestat në qytetet e mëdhenj të Turqisë, kundër arrestimit të Imamoglu, ndonëse autoritetet i kanë ndaluar protestat. Manifestuesit u përleshën me policinë gjatë përpjekjeve për të mos lejuar gjyaktësin e çështjes të hynte në zyrë.
Përleshje pati edhe në Izmir e Ankara, ku protestuesit kërkuan dorëheqjen e presidentit Erdogan.
Në një tjetër dalje publike, kreu i shtetit turk i akuzoi protestuesit për terror rruge.
Këtë të dielë, në votimin për kandidatët për president brenda partisë republikane, Imamoglu pritet të zgjidhet kandidat për presidencialet e 2028-ës, me shumë gjasa përballë kundërshtarit të tij kryesor Rexhep Taip Erdogan.
Tv Klan