Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Gjykata e Tiranës, mori sot masën e arrestit me dhjetë ditë burg për luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, ndërsa prokurori ka kërkuar burg pa afat. Kështu Goxhaj do të kthehet pas dhjetë ditësh sërish në gjykatë, për të kompletuar dosjen me prova të reja. Akuza është armëmbajtje pa leje dhe lëndësh eksplozive.

Dritan Goxhaj është ndaluar dy ditë më parë nga policia e drejtorisë Tiranë, mbi bazën e të dhënave se ai po përgatitej për akte terroriste në Tiranë. Bashkë me të u ndaluan Dritan Dyrmishi dhe Dilaver Goxhaj, i ati, të tre luftëtar të UÇK-së. Dy të fundit pasi u morën në pyetje u liruan. Pas ndalimit është kontrolluar banesa e Dritan Goxhaj, ku sipas akuzës, janë gjetur një kilogram lënë eksplozive.

Mbi bazën e këtyre u konkludua se Goxhaj po përgatitej për akte terroriste, pasi ishte kundër vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-Jugosllavi. Kohë më parë policia shqiptare dhe SHIK-u kishte ndaluar Maks Çiçikun, por gjykata për të vendosi ta ndalonte të lëvizte pranë rrethinave të ambasadave./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti