Do të qeverisë Tiranën për 4 vitet e ardhshme

Gjykata ka konfirmuar mandatin e kryetarit te bashkisë Erion Veliaj, duke pranuar kërkesën e tij.

Vendimi është marrë nga gjykatësi Dritan Caka. Erion Veliaj fitoi mandatin e dyte për të drejtuar bashkinë e kryeqytetit në zgjedhjet e 30 Qershorit nën siglën e Partisë Socialiste.

Në 30 Korrik gjykata e Tiranës do të shqyrtoje dhe kërkesën e bërë nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama për të konfirmuar mandatin e kryetarit te bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Në 15 Qershor për këtë çështje gjykatësja Ariana Caco vendosi moskompetence, duke ia deleguar çështjen gjykatës administrative. Ndërsa kërkesa e Ramës do të shqyrtohet nga gjykatësja Fida Osmani.

Tv Klan