Gjykata e Tiranës la të lirë 8 të arrestuarit e protestës së 5 Marsit para Parlamentit. Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për Lorenc Bezatin, Ervis Gasprin, Adi Mecjën, Ervin Cekën, Lulzim Dacin, Armando Prendin, Miklovan Ndreun dhe Nikoll Cepën.

Policia i arrestoi, pasi ata kundërshtuan, goditën me gurë, shkopinj dhe lëndë plasëse forcat e rendit. Arrestimet u bënë  pas këqyrjes së pamjeve filmike.

Opozita e bashkuar ka thënë se protestën e radhës do e mbajë në 16 Mars.

/tvklan.al