Gjykata e Tiranës ka vendosur sot që shtetasi kinez Liangbin Chen, i arrestuar në vendin tonë, të ekstradohet në Kinë pasi kërkohet nga autoritetet e këtij shteti.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se hakeri kinez i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kina për skemë mashtrimi me miliona Euro, kishte kërkuar një masë sigurimi më të lehtë se sa ajo e arrestit shtëpiak. Por Gjykata e Tiranës e rrëzoi këtë kërkesë të hakerit kinez dhe vendosi ekstradimin e tij.

Ndërkohë, ka 10 ditë afat që vendimi i Gjykatës së Tiranës të ankimohet.

Liangbin Chen u kap në 21 Korrik në aeroportin e Rinasit, duke ardhur nga Dubai. Ai kërkohet nga Kina për një skemë mashtrimi me vlerë 147 milionë Euro. /tvklan.al