“Ku e keni maskën?”, drejtori i TIA-s gazetarit: Duhet të largoheni nga ky terminal!

“Stop” i rikthehet çështjes së TIA-s dhe drejtorit gjerman, Constantin von Alvensleben, pasi ky i fundit nuk do t’ia dijë për ligjet në Shqipëri.

Pak kohë më parë treguam me fakte se drejtori detyronte bizneset e aeroportit të rrinin hapur, kur institucionet shtetërore kishin dhënë urdhër për mbyllje për shkak të pandemisë.

Së fundi disa biznese janë në gjyq me drejtorin e aeroportit, për shkak të veprimeve abuzive nga ana tij. Argjendari “Gjikondi” e libraria “Adrion” nuk do të jenë më në hapësirat e aeroportit të Rinasit.

Madje Constantin von Alvensleben,bën vetëgjyqësi me një subjekt privat, i cili është drejt përfundimit të kontratës me TIA-n. Pa pritur vendimin e gjykatës Kostandini ka nisur çmontimin e lokalit të biznesit në fjalë.

Gazetari: Ku i more këto zotëri? Kush të dha urdhër?

Punonjës i TIA: Po ku di unë, unë shofer jam. Mos më ngatërro mua me atë punë.

Për këtë akt që konsiderohet si vetëgjyqësi, “Stop” iu drejtua administratës së Tirana International Airport, por edhe personalisht drejtuesit të TIA, Constantin von Alvensleben.

Gazetari– Arlinda, të lutem! Më jep vetëm një sqarim! Pse po bëni vetëgjyqësi me këto dy-tre biznese?

Arlinda Çausholli-Nuk mendoj, që..

Gazetari– Jo, ja,karriget ne i kemi filmuar, ju i keni hequr…

Arlinda Çausholli– Ne ndryshuam, ndryshuam..

Gazetari– Arlinda, të lutem! Mund ta sqarojmë?

Arlinda Çausholli-Nuk do jap asnjë koment, do ta sqaroj një  moment  tjetër…

Gazetari– Po kur? Kur? Kur t’i hiqni?

Arlinda Çausholli– Kur të kem unë dëshirë, si mendon ti?…

Gazetari– Pse është me dëshirë ë..?

Arlinda Çausholli– Po, po, është me dëshirë.

Gazetari– Po mbani përgjegjësi penale pra. 

Arlinda Çausholli– Okej! A ka mundësi të lutem?

 TIA vendos rregulla për gazetarët, për median, ndërkohë që vetë rregullat nuk i zbaton. Vetë drejtuesi i TIA, Constantin von Alvensleben dhe administrata e tij ka qenë brenda terminalit të Rinasit pa mjetet mbrojtëse, maska dhe doreza, ndërkohë që për mediat ai e kërkon këtë lloj standardi.

Punonjës i aeroportit –Vendos maskën, dorezat dhe mund të kalosh!

Gazetari-Nga kush është urdhër?

Punonjës i aeroportit– Urdhri është nga drejtuesi. Kaq!

Gazetari-Kur nuk e zbaton drejtuesi, ça kërkon te të tjerët?

Punonjës i aeroportit– Atëherë mund të futesh dhe ta pyesësh drejtuesin!

Gazetari- Po!

Gazetari-Përshëndetje! Ku e keni maskën?

Constantin von Alvensleben– Duhet të largoheni nga ky terminal!

Gazetari– Pse?

Arlinda Çausholli– Të lutem zotëri! A ka mundësi, të lutem?

Gazetari-Po jo, se jemi media dhe do pyesim diçka.

Arlinda Çausholli -Jo nuk ka problem. Për momentin s’do me fol ai, se nuk është mee…

Gazetari-S’do me fol. Po ku e ka maskën, se ai…?

Arlinda Çausholli–S’do me fol thashë për momentin.

Gazetari-Si s’do me fol? Janë rregulla moj zonjë, maskë, doreza, ku  janë? Kur i kërkoni te të tjerët, pse ju s’i keni? Çfarë keni ju më tepër se ne?

Arlinda Çausholli-Tashti të lutem..!

Gazetari– Çfarë keni ju më tepër se ne ë…?

Arlinda Çausholli– Të lutem..! Të lutem kaloje zotërinë jashtë!

Gazetari– Jo, jo! Mos më prek!

Punonjës i aeroportit –Nuk po të prek unë. Të lutem, mund të dalësh jashtë?

Gazetari –S’dua..,s’dua, ore, nuk ka drejtuesi i TIA, Kostandini.

Punonjës i aeroportit -Nuk më intereson drejtuesi i TIA.

Gazetari-Si nuk të intereson?

Punonjës i aeroportit – Të lutem qëndro një metër distancë, se pa maskë e pa doreza, nuk mund të futesh në terminal. Dakord?

Gazetari –Si? Po këta?

Punonjës i aeroportit -Ai është drejtues dhe është muhabet tjetër.

Gazetari – Po si është drejtues? Ça ka ai? Është imun nga virusi?

Punonjës i aeroportit -Të lutem qëndro aty!

Të nesërmen, ashtu siç duket edhe nga pamjet, TIA e bëri vetëgjyqësinë. Kur jemi para faktit që konflikti i subjekteve private dhe TIA është në gjykatë dhe Gjykata nuk është shprehur akoma. Ky është një akt i paprecedentë i vetëgjyqësisë dhe urdhrit të drejtuesit të Tirana International Airport, i cili nuk do t’ia dijë fare për ligjet shqiptare.

Atë që ka konstatuar emisioni “Stop” në lidhje me veprën e vetëgjyqësisë së drejtorit të TIA-s, Constantin von Alvensleben, gjykata ka pranuar kërkesën e biznesit të dëmtuar për masë sigurie dhe urdhëron TIA –n që të mos lëvizë asnjë pajisje të biznesit deri në gjykimin e themelit të problemit.

Në dijeninë e emisionit “Stop”, janë disa çështje penale të regjistruara në emrin e Constantin von Alvensleben në Prokurorinë e Tiranës dhe në Krimin Ekonomik dhe jemi gjithë sy e veshë se çfarë do të vendosin institucionet e drejtësisë për këto shkelje që ka bërë gjermani. /tvklan.al