Këtë të enjte, Gjykata e Vlorës konfirmoi mandatin për kryetarin e Bashkisë së Himarës, Gjergji Goro. Seanca u drejtua nga Kryetari i Gjykatës, Skënder Haluci.

Ai e ka vlerësuar të ligjshëm procesin e zgjedhjes së Kryebashkiakut të Himarës, i cili doli fitues në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit, por pa patur kandidat përballë.

Edhe Gjykata e Sarandës konfirmoi sot mandatin e Shuaip Beqirit në krye të Bashkisë së Konispolit.

Një ditë më parë Gjykata e Durrësit refuzoi të konfirmojë mandatin për kryebashkiaken e zgjedhur socialiste Valbona Sako, ndërsa Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencë për të shqyrtuar mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Vorës.

Tv Klan