Meta: I takon parlamentit të zgjedhë anëtarin e dytë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka shpallur listën me 4 kandidatë për një vend në Gjykatën Kushtetuese, e cila është publikuar në fletoren zyrtare. Sipas pikëzimit, e para renditet Arta Vorpsi.

Pas publikimit të kësaj liste, ka reaguar Presidenca që thekson se është e kompetencë e Parlamentit për të zgjedhur anëtarin e dytë të Kushtetueses, pasi kreu i shtetit përcaktoi anëtarin e parë, Besnik Muçin. Kandidati i radhës emërohet nga Gjykata e Lartë.

Zëdhënësi i presidentit deklaron se “cilido që ushqen iluzione se duke provokuar dhe duke bllokuar me tej ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, do arrijë përfitime afatshkurtra politike, do të zhgënjehet shumë rëndë”.

Në bazë të ligjit, nëse Parlamenti apo dhe presidenti nuk arrijnë të zgjedhin brenda afatit 30 ditor, kandidati i pari në listë bëhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Tv Klan