Seanca e parë plenare më 26 Janar

Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë seancën e parë më datë 26 janar, pas plotësimit të kësaj gjykatë me 7 anëtarë. Në mbledhjen e parë të zhvilluar pak ditë më parë, anëtarët kanë vendosur të nisin shqyrtimin me një kërkesë të Gjykatës së Tiranës, ku kërkohet shfuqizimi i papajtueshëm me Kushtetutën në Kodin e Procedurës Penale i togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”.

Seanca e dytë është do të zhvillohet  më 4 Shkurt, ndërsa është parashikuar të shqyrtohet çështja gjyqësore e një qytetari me Entin Kombëtar të Banesave. Referuar kalendarit të gjykatës në 11 Shkurt do të shqyrtohet kërkesa e shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi” për të shfuqizuar një pjesë të ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Deri në fund të muajit Shkurt pritet të shqyrtohen mbi 20 dosje, ndërsa në pritje janë 140 të tilla për të cilat është vendosur të dalin në seanca plenare. Një ndër çështjet më të nxehta që pritet të shqyrtohen janë edhe zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, si dhe padia e presidentit Ilir Meta për ligjin mbi shembjen e teatrit.

Gjithashtu anëtarët e kësaj gjykatë pritet të shqyrtojnë edhe kërkesës e Kryeministrit Edi Rama për mosmarrëveshjet me Presidentin Meta, për emërimin dhe shkarkimin e ministrave, përplasje që nisi pas refuzimit të dekretimit të Gent Cakajt, si ministër të Jashtëm.

Tv Klan