Kushtetuesja rrëzon PD për mandatin e Xhaçkës


Kushtetuesja rrëzon PD për mandatin e Xhaçkës

20:36 23/01/2023

Kushtetuesja rrëzon PD për mandatin e Xhaçkës

Pesë ditë pas shqyrtimit në seancë plenare, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e opozitës për ndërprerjen e mandatit të deputetit të ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Në vendimin e saj të shkurtuar, Kushtetuesja bën të ditur se ka vendosur të pushojë shqyrtimin dhe gjykimit të kërkesës së një të pestës së deputetëve të Partisë Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Gjykata thotë se për këtë duhet të shprehet më parë Kuvendi i Shqipërisë.

Për kërkimin që lidhet me konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, gjykimi i çështjes duhet të pushohet, pasi për këtë kërkim do të duhet të shprehet më parë Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”.

Në një tjetër vendim, kësaj here për kërkesën e deputetëve të grupit parlamentar demokrat, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë dy vendimet e Kuvendit që kanë të bëjnë me mosmiratimin e raportit të pakicës parlamentare dhe atë për miratimin e raportit të mazhorancës për këtë çështje.

“Gjykata Kushtetuese vendos: shfuqizimin e vendimeve nr. 83, “Për mosmiratimin e raportit të pakicës parlamentare dhe nr. 84, “Për miratimin e raportit të shumicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.

Opozita i kërkoi Kuvendit që t’i heqë mandatin e deputetes ministres Xhaçka me argumentin se ajo nëpërmjet bashkëshortit të saj që ka fituar statusin e investitorit strategjik ka përfituar pasuri publike në kundërshtim me ligjin.

Tv Klan









Të ngjashme