Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar 7 nenet në ligjin e Procedurave Tatimore që parashikonin super – gjoba për bizneset që kapen me shkelje. Padia u bë nga Shoqata për Mbrojtjen e Tregut dhe Tregtarëve, pasi sipas saj, gjobat ishin antikushtetuese dhe çonin biznesin ne faliment.
Konkretisht, gjobat që nuk janë më në fuqi, pasi gjykata i ka shfuqizuar janë: gjobat 10 milionëshe për bizneset që nuk lëshojnë faturë tatimore dhe që mbajnë në ruajtje, përdorin apo transporton mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore.
Hiqet gjoba 500 mijë lekë për ata që nuk deklarojnë pagat reale, nuk lëshojnë kuponin tatimor, nuk deklarojnë punonjësit dhe nuk afishojnë listën e çmimeve të shitjes. Gjithashtu, gjykata ka rrëzuar nenin që parashikonte kallëzim penal në rast përsëritje të moslëshimit të kuponit tatimor.
Nga 11 nenet e kërkuara për shfuqizim nga Shoqata për Mbrojtjen e Tregut dhe Tregtarëve, gjykata ka lënë në fuqi vetëm 4 dhe shfuqizoi 8.
Në fuqi mbetet neni 7, që thotë se nga data 1 Prill 2016, tatimpaguesit që kryejnë shitje me shumicë të mallrave, nuk lejohen të shesin me kupon tatimor tek individë. Tre nenet e tjera të lëna në fuqi nuk kanë qenë shumë shqetësues për biznesin.
Gjykata ka publikuar vetëm vendimin ndërsa argumentat pritet të zbardhen në ditët në vijim.
Tv Klan