Dëgjohen pretendimet e palëve, pritet vendimi

Gjykata Kushtetuese ka zhvilluar dje një seancë maratonë që zgjati rreth 10 orë ku u dëgjuan palët për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në seancë u vunë përballë argumentet e Qeverisë në njërën anë dhe në krahun tjetër qëndronin Presidenca dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Përfaqësuesi i kreut të shtetit kërkoi shfuqizimin e të gjitha vendimeve për teatrin ndërsa qeveria tha se godina nuk kishte asnjë vlerë historike dhe se kishte raporte të institucioneve që binin dakord për shembjen.

Tashmë i takon gjykatës të vendosë.

Tv Klan