Kushtetuesja pranon zgjerimin e marrjes se provave shtesë për çështjen e Teatrit

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datën 16 Qershor në orën 10:00 seancën për çështjen e Teatrit Kombëtar. Kushtetuesja e mori këtë vendim pasi pranoi që të administrojë edhe vendimin e Këshillit Bashkiak për prishjen e teatrit si provë.

Po ashtu, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pranuan  dhe kërkesën e Presidencës për zgjerimin e objektit të hetimit për marrjen e provave shtesë. Presidenti Ilir Meta kundërshton ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Palët në proces janë Presidenti si kërkues, kundër Kuvendit, qeverisë dhe Bashkisë Tiranë. Palë e përfshirë në proces është edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Klan News