Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin, me të cilin e konsideroi si të papajtueshëm me Kushtetutën të mandatit të Deputetit Socialist, Koço Kokëdhima. Vendimi bë publik 4 javë më parë, por tashmë gjykata ka publikuar edhe argumentat, që çuan në këtë përfundim.

Kokëdhima u dërgua në gjykatë, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, sipas të cilëve, ai kishte përfituar fonde publike me anë të kompanisë Abissnet, edhe pasi kishte marrë mandatin e deputetit, kjo në kundërshtim me ligjin.

Kokëdhima u mbrojt në gjykatë se kompania Abissnet i kishte lidhur kontratat përpara datës 2 Gusht 2013, kur ai kishte marrë mandatin.

Por gjykata vlerëson se pavarësisht kësaj, në aspektin kushtetues, Deputeti nuk përjashtohet apriori nga përgjegjësia, për sa kohë që u pranua dhe u provua se Kokëdhima ka vijuar të ketë të ardhura që kanë buruar nga pasuria e shtetit edhe gjatë ushtrimit të mandatit të deputetit.

“Kokëdhima,

 citon Gjykata,

ka qenë në kushtet e papajtueshmërisë, së pari, për shkak të zhvillimit të aktivitetit tregtar të shoqërisë ku ai ishte aksioner i vetëm me fonde që burojnë nga buxheti i shtetit dhe, së dyti, për shkak të përfitimit të fondeve nga buxheti i shtetit.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, edhe pse Kokëdhima ka qenë në dijeni për të gjitha kontratat e lidhura nga kjo shoqëri me institucionet shtetërore dhe përfitimet që buronin prej tyre, nuk ka marrë masa për të evituar këtë situatë papajtueshmërie, deri në 06 Shkurt 2014.

Kushtetuesja ka hedhur poshtë edhe pretendimin e Deputetit të Vlorës se, pagesat ishin bërë në llogarinë e kompanisë dhe jo në atë personale.

Tv Klan