I riu akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionerit

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Griseldo Kusin, i akuzuar për vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Çelaj në gusht të këtij viti. Kusi u dorëzua në policinë e Tiranës, dy ditë më parë, ndërsa vazhdon të jetë në kërkim vëllai i tij Alban Kusi.

Në seancën me dyer të mbyllura mësohet se Kusi ka treguar përballë togave të zeza se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia.

Indrit Çelaj u vra me armë zjarri mesditën e 22 gushtit, pasi u konfliktua me vëllezërit Kusi, për shkak të montimit të një kondicioneri që viktima kishte kryer në vilën e familjes Kusi në kryeqytet.

Tv Klan