Masa nuk ndryshon edhe për biznesmenin Ilir Rrapaj
Gjykata e Posaçme nuk ndryshoi masën e sigurisë për ish zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepajn dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, të cilët do vijojnë të hetohen në qeli.
Masa e sigurisë mbeti e pandryshuar edhe për dy ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë të akuzuar për shpërdorim detyre, të cilët do vijojnë të qëndrojnë në “arrest shtëpie”.
Rrjepaj akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me koncensionin e sterilizimit, të fituar nga biznes Ilir Rrapaj, i cili nga ana tjetër akuzohet për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.
Tv Klan