Gjykata lë në burg Klodian Gradecin



Gjykata lë në burg Klodian Gradecin

17:20 29/10/2020

Ish-drejtuesi i AKBN pretendoi se ishte sëmurë

Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli ish-drejtuesin e AKBN-së, Klodian Gradeci, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Para Gjykatës, Gradeci është shprehur se është i sëmurë dhe ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, por trupa gjyqësore nuk e ka pranuar argumentin.

Klodian Gradeci, së bashku me 6 persona të tjerë, akuzohet se kanë falsifikuar dokumentet, duke i shkaktuar shtetit një dëm me rreth 2 milionë Dollarë.

Ishte një kompani që kishte fituar të  drejtën për të shfrytëzuar disa puse nafte, me detyrimin që të kryente investime, te cilat do të verifikoheshin nga AKBN. Nga hetimet rezultoi se kjo shoqëri ka falsifikuar dokumentet për të përmbushur fiktivisht detyrimin për investim tek puset e naftës.

Zyrtarët e AKBN-në certifikuan faturat e paligjshme, duke i zyrtarizuar punimet si të kryera.

Sipas hetuesve, ishin dy inspektorët e Tatimeve që përpiluan një raport kontrolli të paligjshëm duke plotësuar skemën e abuzimit.

Tv Klan




Të ngjashme