Policia turke përdori ujin me presion dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat e protestuesve të opozitës që mbushën rrugët e Ankarasë këtë të diel për të kërkuar lirimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu.

Tubime masive u mbajtën edhe Stamboll ku mijëra njerëz akuzuan presidentin Erdogan për gotitje të opozitës dhe kundërshtarëve politikë.

Më herët këtë të diel Gjykata zytarizoi arrestin në burg për Imamogllu i akuzuar për korrupsion. Ai u arrestua të mërkurën sëbashku me rreth 100 bashkëpuntorë të tjere.

Pas vendimit të Gjykatës ministri i Brendshëm firmosi pezullimin e tij nga detyra si kryebashkiak. Të gjitha këto ndodhën në një ditë kur në mbarë Turqinë mbi 1.5 milionë anëtarë të Partisë së tij Republikane votuan në një referendum për zgjedhjen si kandidat për zgjedhjet presidenciale të 2028-ës. Imamollu reagoi në një postim në rrjetet sociale duke i falenderuar për mbështetjen ndërsa u shpreh se burgimi nuk do ta ndalë në përpjekjet e tij për të mbrojtur demokracinë.

Në anën tjetër presidenti Erdogan është shprehur se akuzat nuk kanë prapavijë politike dhe akuzoi protestuesit për terror rruge.

Tv Klan