I akuzuar për masakrën e Lushnjes të 2017-ës

Po sot Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg Orges Bilbilin duke rrëzuar kërkesën e tij për lirim.

Ai sëbashku me Laert Haxhiun dhe Anterio Kaloshin akuzohen për masakrën e Lushnjes në vitin 2017 ku u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi si u plagos edhe pronari i një lokali.

Së bashku me Laert Haxhiun, Bilbili akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe grup i strukturuar kriminal.

Orges Bilbili u arrestua në 10 Prill në Tiranë gjatë periudhës së pandemisë.

Në momentin e arrestimit ai u përplas me armë me policinë pasi tentoi të largohej duke bërë që të plagoset një kalimtare.

Tv Klan