Gjykata lë në burg të dyshuarin për vrasjen e Ridvan Ramazanit



Gjykata lë në burg të dyshuarin për vrasjen e Ridvan Ramazanit

12:30 06/04/2021

Hidajet Mehmetaj, një prej të dyshuarve si ekzekutor të Ridvan Ramazanit, mesditën e 28 nëntorit të vitit të kaluar në Shkodër, ka mbërritur në gjykatën e Shkodrës nën masa të rrepta sigurie.

Klan News mëson se Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën “arrest me burg” për Hidajet Mehmetajn.

34-vjeçari i shpallur në kërkim u zbulua në një nga lokalet e fshatit Mushan të Shkodrës. Mbetet në kërkim vëllai i tij Duel Mehmedaj ndërsa është arrestuar ditën e ngjarjes Milkjor Gjoka. Të tre këta persona akuzohen se ditën e ngjarjes i prenë rrugën makinës ku udhëtonte viktima dhe kanë hapur zjarr me breshëri armësh ndaj tij. Për Hydajet Mehmedajn, Prokuroria e Shkodrës ka nxjerrë një urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Mikljor Gjoka që u ndalua menjëherë pas ngjarjes ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen duke u shprehur se nuk ka pasur asnjë bashkëpunim me vëllezërit Mehmedaj. Policia ra në gjurmë të autorëve pas zbardhjes së kamerave të sigurisë të bizneseve në zonë duke identifikuar personat që morën pjesë në krim.

Në fillim u ndaluan edhe administratorët e një pike karburanti, pranë së cilës ndodhi ngjarja, por më pas ata u liruan. Prokuroria thotë se motivi i krimit është bërë konflikti i vjetër mes 2 familjeve. Ridvan Ramazanit iu vra edhe një vëlla në vitin 2008 në parë në Shkodër.

Klan News







Të ngjashme