Gjykata lë në burg vëllezërit Bledar e Bernard Toçi

Posta

Gjykata lë në burg vëllezërit Bledar e Bernard Toçi

15:55 13/10/2019

Të përfshirë në vrasjen e Dritan Haxhollit në Kavajë

Gjykata e Kavajes ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për vëllezërit Bledar dhe Bernard Toçi, të përfshirë në ngjarjen e së enjtes ku në një përplasje me armë në shtëpinë e Marsida Qatjas humbi jetën Dritan Haxholli.

Për Bernard Toçin, që akuzohet për shitje të lëndëve narkotike, seanca u zhvillua në ambientet e gjykatës, ndërsa vëllai i tij që mbante detyrën e shefit të sigurisë së burgjeve në Durrës u njoh me masën e sigurisë në ambientet e spitalit, pasi mbeti i plagosur nga Dritan Haxholli gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Sipas prokurorisë, gjatë deklarimeve të marra nga Xhulio Bitarku, kokainën e konsumuar natën e vrasjes se 41-vjecarit, e kishte marrë nga Bernard Toçi. Por këto pretendime i rrëzoi poshtë avokati mbrojtës i 27-vjeçarit, që sipas tij sasia prej 3,4 gramë kokainë i përkiste Kujtim Toçit, babait të të arrestuarve, pasi vuan nga një semundje e rëndë dhe e përdor lëndën narkotike si qetësues. I pyetur nga gazetarët, ai nuk pranoi të jepte sqarime.

Në fund gjykata vendosi të lerë në burg Bledar Toçin që akuzohet për vrasjen e Dritan Haxhollit si dhe për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në seancën e mbajtur me dyer të mbyllura, 36-vjeçari nuk ka folur vetë, por nëpërmjet avokatit të tij ka pohuar se gjithçka ka ndodhur në kushtet e vëtëmbrojtjes.

Sipas hetimeve, para se të ndodhte vrasja, 30-vjeçarja kërkoi ndihmën e shefit të sigurisë së burgjeve pasi ndihej e kërcënuar nga Dritan Haxholli. Ky i fundit sapo hyri në banesën e Qatjas hapi zjarr me automatik duke plagosur Bledar Toçin, por mbeti i vrarë pasi 31-vjeçari iu kundërpërgjigj me armën e shërbimit.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi