mziu-1Gjykata caktoi dje masen e sigurise, “arrest me burg” per kryetarin e bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i cili akuzohet nga prokuroria për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Séanca u zhvillua me dyer te mbyllura, nderkohe qe jashte gjykates ishin mbledhur mbeshtetes te shumte te kryetarit te Bashkise se Kamzes. Ne seancen qe zgjati rreth 2 ore, Xhelal Mziu mesohet se i ka kundershtuar akuzat e ngritura ndaj tij dhe i ka quajtur ato te montuara politikisht. Te njejtat akuza rendojne edhe mbi drejtorin juridik ne Bashkine e Kamzes, i cili eshte shpallur ne kerkim.