Suel Çela është i dyshuari kryesor i prokurorisë për goditjen e automjetit të blinduar të policisë në Elbasan në 18 Shtator të vitit të kaluar. Ndaj 31-vjeçarit Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të Prokurorisë ka lëshuar një urdhër-arresti.

Sipas prokurorisë Çela dyshohet se ka qenë në drejtimin e Audit të blinduar që goditi makinën e ish-nëndrejtorit të policisë së Elbasanit, në hyrje të tregut agro-ushqimor. Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes së punonjësit të policisë e mbetur në tentativë.

Për hetuesit nga provat e siguruara deri tani nuk faktohet deklarimet  Enea Bekteshit një nga të arrestuarit për këtë heshtje. Ai i tha gjykatës së  Krimeve të Rënda se kishte qenë ai në drejtimin e Audit.  Sipas prokurorëve makina drejtohej nga Suel Çela dhe në kushte të tilla është kërkuar në gjykata lëshimi i një urdhër-arresti për të.

Por pavarësisht këtij zhvillimi Çela nuk është arrestuar nga policia, pasi nuk është gjetur në banesë. Nga të dhënat e siguruara ai rezulton të ketë dalë jashtë vendit disa kohë para lëshimit të urdhër-arrestit.

Tv Klan