Gjykata ka lënë në burg dy infermieret e tjera

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia një infermiere dhe 1 sanitare, të cilat akuzohen se kanë bashkëpunuar me Tire Alldervishin dhe u merrnin para familjarëve të pacientëve me Covid, në spitalin Shefqet Ndroqi.

Infermierja Sidorela Çela dhe sanitarja Rukije Hoxhaj u lanë në masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Ndërkohë për dy infermieret e tjera Mira Bushi dhe Sheqerije Koçi, nuk u pranua kërkesa për lehtësim të masës dhe u lanë në qeli.

Avokatja tha se vendimi ishte i drejtë, pasi nuk ka prova.

“Dy të liruar rezultonte se nuk kishin bashkëpunuar me Tiren, prandaj u liruan. Është pranuar kërkesa jonë”.

Ishte skandali i denoncuar nga emisioni Stop që zbuloi se sanitarja Tire Alldervishi, i mori rreth 8 milionë Lekë të vjetra vajzës së një pacientje, duke iu prezantuar si infermiere.

Por nga hetimet e Prokurorisë rezultoi se Tire Alldervishi nuk kishte vepruar e vetme. Sipas Prokurorisë, Tire Alldervishi ka bashkëpunuar edhe me 3 infermieret duke krijuar një skemë të mirëfilltë zhvatjeje. Kjo skemë u zbardh nga mesazhet që u gjetën në celularin e Tire Alldervishit, ku flitej për para që u merreshin familjarëve të pacientëve dhe më pas atyre u bëhej shërbim në spital.

Tv Klan