35 të arrestuar nga policia për krime të ndryshme gjatë muajit Tetor, janë liruar nga gjykata dhe prokuroria ose janë lënë në arrest shtëpie. Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Ministrinë e Rendit ka publikuar sot raste konkrete që personave të rrezikshëm që u janë gjetur dhe armë janë liruar nga drejtësia. Vendin e parë e zë Tirana me 20 raste, pas saj vjen Durrësi me 5 raste dhe më pas Kruja, Shkodra dhe Lushnja me nga 3 raste. Në raport me numrin total të të ndaluarve dhe të arresturve në flagrancë, numri i të liruarve zë 16% të tyre. Këto rezultate konsiderohen si një fakt transparence i cili mund t’i kalojë më tej për shqytim dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Pamje Ministria e Rendit, Prokuroria e Rrethit./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili