SPAK: Nuk deklaroi një dënim në Greqi në vitin 2000

Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismaili do gjykohet nga Gjykata e Posaçme për akuzën e falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit.

SPAK e akuzon Ismailin se nuk ka deklaruar sipas detyrimeve ligjore një dënim në shtetin grek për akuzën e rrahjes, për një ngjarje të ndodhur në vitin 1998.

Nga ana tjetër avokati i Ismailit, Andi Skenderi, kërkoi pushimin e hetimeve duke argumentuar se klienti i tij nuk ka pasur dijeni për hetimet në Greqi dhe se ai ka qenë viktimë e konfliktit që ka ndodhur.

Në seancën e zhvilluar këtë të martë, Gjykata i pranoi atij edhe gjykimin e shkurtuar, duke i dhënë mundësinë që të fitojë ulje dënimi në rast të shpalljes i fajshëm.

Hetimet e SPAK për rastin nisën pas denoncimit të Partisë Demokratike, ndërkohë pritet që në datën 19 Tetor të lexohen konkluzionet përfundimtare të të dyja palëve.

Tv Klan