Prokuroria Publike ka njoftuar nisjen e hetimeve kundër pesë ish-zyrtarëve të lartë shtetëror për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 Prill 2017. Në mesin e të dyshuarve kryesor janë, ish-Kryeministri Nikolla Gruevski, i arratisur në Hungari dhe ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski.

Policia ka ndaluar ish-ministrin e Transportit, Mile Janakievski dhe ish-ministrin e Arsimit, Spiro Ristovski. Ish -kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski është marrë në pyetje për rreth dy orë nga ana e policisë, ndërsa më pas është lënë i lirë, derisa Kuvendi të vendosë lidhur me imunitetin e tij pasi është deputet aktual i VMRO DPMNE-së.

“Dhjetë vite kam qenë Kryetar Kuvendi dhe të akuzohem si organizator i dhunës në Kuvend? Është turp”.

Lidhur me këtë ngjarje në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi është prononcuar edhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hrsitijan Mickoski.

“Janë të vetëdijshëm se po bien, se po humbaisn dhe për këtë shkak, në mënyrë të turpshme shkaktojnë frikë në shoqëri, në një raund tjetër të përndjekjeve politike”.

Prokuroria nuk deshi të japë më shumë detaje pasi, siç thanë, mund ta dëmtojnë hetimin, por shpjeguan se nga hetimet e deritanishme është e qartë se ditën kritike Gruevski e kishte vënë të gjithë VMRO-në në funksion. Prokuroria vlerëson se po të mos ishin hapur dyert e Kuvendit, nuk do të ndodhte skenari i 27 Prillit.

Tv Klan