Mbështetësit: Vendim i caktuar nga politika
Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës për një leje në mënyrë që të betohej. Vendimi i marrë këtë të hënë u konsiderua i padrejtë nga avokatët dhe mbështetësit e tij. Për kreun e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, vendimi është orkestruar nga Kryeministri Edi Rama.
Gjykata konsideroi të drejtë qëndrimin e SPAK se kërkesa për leje e Fredi Belerit nuk ka bazë ligjore. Prokuroria e Posaçme tha një javë më parë se ligji ka përcaktuar se lejet jepen për raste specifike dhe për t’u betuar në një detyrë, nuk është njëra nga ato. Beleri po gjykohet prej disa muajsh nga një treshe gjyqtarësh për dyshimet se u përfshi në korrupsion zgjedhor në lokalet e 14 Majit.
Tv Klan