U arrestua për korrupsion në 2018-n gjatë operacionit VOLVO-4

Gjykata e Tiranës ka pushuar hetimet për ish-deputetin socialist Arben Çuka, i cili u arrestua në Tetor të 2018-s, pas operacionit Volvo-4. Çuko u hetua fillimisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me akuzën e korrupsionit dhe grupit të strukturuar kriminal për dosjen e famshme 339, ku shfaqej në përgjimet e grupit të Avdylajve.

Sipas prokurorisë, në kohën që ai mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dyshohet se morri para për transferimin e një të dënuari nga një burg në një tjetër.

Për shkak se këto akuza nuk u provuan, dosja në ngarkim të Çukos u transferuar në Gjykatën Penale të Tiranës, vetëm me akuzën e mos kallëzimit të krimit.

Paraditen e së hënës, gjyqtari Sokol Tona, në seancën paraprake vendosi të pushojë hetimet për Çukon, me argumentin se prokuroria nuk ka asnjë provë që të implikonte ish-deputetin socialist.

Arben Çuku u hetua fillimisht me masën e arrestit shtëpiak dhe detyrim paraqitje, por pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, nuk rëndon asnjë akuzë ndaj tij.

Tv Klan