Gjykata e Fierit sekuestron 3 llogari bankare me vlerë 100 mijë Euro


Gjykata e Fierit sekuestron 3 llogari bankare me vlerë 100 mijë Euro

10:06 03/07/2021

Gjykata e Fierit ka vendosur sot masën e sekuestros preventive mbi tre llogari bankare në vlerën totale 100.000 Euro të depozituara pranë një banke të nivelit të dytë nga shtetësja Lumturi Çervenaku, e ëma e shtetasit Rando Hodollari i dënuar në shtetin grek për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike të kryer në kuadrin e një grupi kriminal ku ai ka patur rolin e drejtuesit të grupit.

Gjykata në një njoftim bën me dije se ky sekuestrim është kryer në kuadër të procedimit penal të regjistruarpër veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Sekuestrimi i llogarive bankare sipas këtij institucioni është bazuar në të dhëna të arsyeshme që provojnë se këto pasuri burojnë nga të ardhura të fituara si pasojë e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve të kryer në vazhdimësi nga shtetasi Rando Hodollari në shtetin grek./tvklan.al







Të ngjashme