Tetë persona janë shpallur fajtorë për grabitjen e bizhuterive miliona dollarëshe të Kim Kardashian në Paris rreth një  dekadë më  parë.

Katër persona që morën pjesë në grabitje u dënuan me 8 vite burg, por pjesa më e madhe e dënimeve u pezulluan. Dy persona u lanë të lirë.

9 burra dhe një grua u akuzuan për vjedhjen e bizhuterive me vlerë 10 milionë dollarë, përfshirë unazën e  fejesës së Kim dhe orën që kishte kujtim nga i ati. Ngjarja ndodhi gjatë Javës së Modës në Paris në vitin 2016 ku Kim po qëndronte në një suitë luksoze.

ADN-ja tregoi se të përfshirë ishin 69-vjeçari Aomar Ait Khedache dhe 71-vjeçari Yunice Abbas. I pari është dënuar me 8 vite burg, por i janë pezulluar 5. Abbas dhe Didier Dubrecuq u dënuan me 7 vite burg dhe gjithashtu iu pezulluan 5.

Të njëjtin dënim mori edhe 35-vjeçari Marc-Alexandre Boyer.

“Ky  krim ishte përvoja më e tmerrshme e jetës sime, duke lënë një pasojë tek unë dhe familja ime. Nuk  do ta harroj kurrë atë që ndodhi, por besoj në fuqinë e rritjes dhe përgjegjsshmërisë dhe lutem që të  gjithë të shërohemi. Mbetem e përkushtuar ndaj drejtësisë dhe promovimit të një sistemi të drejtë ligjor”, tha Kim në një deklaratë pas shpalljes së vendimeve./tvklan.al