Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë për të marrë të pandehur dhe gjykuar 14-vjeçarin si autor të vrasjes së bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani ngjarje e ndodhur në Nëntor 2024.

Këtë të hënë ishte vendosur të mbahej seanca paraprake, në përfundim të së cilës Gjykata duhet të vendoste mbi rezultatet e dosjes hetimore, ku i mituri akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese.

Por mungesa e të miturit tjetër, që mbeti i plagosur në ngjarjen 18 Nëntorit 2024, u bë shkak që seanca të ndërpritej, për të vijuar në 27 Mars.

Të pranishëm në seancë, prindërit e të ndjerit në përfundim të saj folën edhe për mediat. Nëna e të miturit, Florina Cani, tha se do nga ky proces vetëm drejtësi.

“Do luftoj deri në fund të dalë drejtësia sepse nuk jemi thirrur as nga arsimit, as nga mësuesit, nga askush dhe fëmija im humbi jetën në rrethana tragjike”, tha ajo.

Ngjarja e rëndë ku humbi jetën 14-vjeçari ndodhi mesditën e 18 Nëntorit pranë Shkollës Fan Noli në Tiranë, ku mbeti i plagosur edhe një tjetër i mitur.

Tv Klan