Avokati: Depozituam prova të reja, pasuria e ligjshme

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë vendimin për çështjen e bllokimit të pasurisë së Ylli Ndroqit, i cili akuzohet nga SPAK se nuk justifikon të ardhurat.

Apeli do të vendosë ditën e enjte nëse pasuria e Ylli Ndroqit, përfshirë edhe dy televizionit, do të qëndrojë e sekuestruar gjatë hetimeve, ose do ti rikthehet.

Avokati i Ylli Ndroqit, Alban Qafa tha se kërkuan shfuqizimin e vendimit dhe se ka dorëzuar prova që pasuria është e ligjshme.

“Pjesa e pasurive të zotit Ylli Ndroqi është e ligjshme nga burime të ligjshme. Kemi kërkuar shfuqizimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe heqjen e sekuestrove. Depozituam një provë të re që nuk e kishim gjatë kohës që depozituam ankimin”, tha avokati.

Avokati theksoi se Ndroqi nuk është arrestuar në Itali për trafik droge. Më 3 Gusht SPAK i sekuestroi pasurinë Ylli Ndroqit, duke u bazuar te ligji-antimafia pasi ai ishte arrestuar në Turqi dhe Itali për trafik droge, me emrin Xhamail Pasmaçiu.

Tv Klan