Hoti ka paralajmëron zgjedhje të reja nëse s’ka marrëveshje për presidentin

Gjykatës Speciale i kanë mbetur 8 ditë për të konfirmuar ose për të hedhur poshtë pretendimet e zyrës së prokurorit të specializuar për krime luftë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli.

Më 24 tetor bëhen 6 muaj kur zyra e prokurorit të specializuar ka dorëzuar këtë aktakuzë ndërsa e ka bërë publike pas dy muajsht. Ligjërisht aktakuza konfirmohet ose hidhet poshtë brenda 6 muajsh.

Megjithatë nga Gjykata Speciale kanë sqaruar se vendimet për ngritje të aktakuzës ose jo mund të edhe mos publikohen menjëherë. Presidenti Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do të japë dorëheqje në rast të konfirmimit të aktakuzës.

Por diskutimet për presidentin së paku publikisht thuhet që ende nuk kanë nisur. Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë në emisionin Rubikon në Klan Kosova se në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kur të vijmë te çështja e presidentit do të ulemi edhe me partitë opozitare për të gjetur zgjidhje. Nëse mund të gjejmë zgjidhje mirë, nëse jo vendi mund të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Hoti.

Qeveria aktuale nuk i ka numrat për zgjedhjen e presidentit pasi që në dy raundet e para nevojitet 80 vita të deputetëve për zgjedhjen e presidentit ndërsa në raundin e tretë nevojitet prania në sallë e 80 deputetëve.

Një gjë është e sigurtë se presidenti i Kosovës nuk mund të zgjidhet pa votat e njërës prej partive opozitare Lëvizjes vetëvendosje apo Partisë Demokratike të Kosovës”, Rrahman Pacarizi.

Deri më tash Ramush Haradinaj i AAK-së ka shfaqur ambiciet për president të vendit, derisa analistët po vlerësojnë se gjasat reale janë që presidenti sërish të zgjedhet nga partia e dytë opozitare PDK dhe emri më i përfolur është ai i ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Tv Klan