ISHP kryen tamponin për gjyqtarët dhe prokurorët

Një nga anëtarët e Gjykatës Kundër Krimit dhe Korrupsionit është infektuar me koronavirus, duke sjellë shtyrjen e disa seancave gjyqësore. Mësohet se ditën e premte i janë nënshtruar tamponit të gjithë gjyqtarët, por edhe prokurorët e SPAK që gjenden në të njëjtën godinë.

Përveç gjyqtarëve dhe prokurorëve, punonjës të ISHP-së kanë kryer testin me tamponë dhe për pjesën e administratës. Në përfundim të tamponëve dhe rezultatit përfundimtar, do jetë instituti shëndetësor që pritet të vendosë për vazhdimin e proceseve gjyqësore.

Ndërkohë në hyre të gjykatës është vendosur një tunel dezinfektimi me qëllim parandalimin e COVID-19, ndërsa përdorimi i maskave dhe dorezave është detyrim për të personat që hyjnë në ambientet e brendshme.

Tv Klan