Gjykata Speciale refuzon kërkesën për lirim me kusht të Hashim Thaçit


Gjykata Speciale refuzon kërkesën për lirim me kusht të Hashim Thaçit

09:41 01/12/2021

Gjykata Speciale ka refuzua sërish lirimin me kusht për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Mediat në Kosovë shkruajnë se gjykata ka refuzuar garancinë e Policisë së Kosovës.

Sipas një dokumenti të publikuar nga mediat vendase bëhet me dije se gjykata speciale refuzimin e kërkesën e arsyeton me frikën e ndërhyrjes në procesin gjyqësor në Kosovë.

Në dokument jepen edhe arsye të tjera si pasiguria dhe frika e dëshmitarëve të rastit. “Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, citohet në dokument.

Ish-Presidenti Hashim thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në qelitë e paraburgimit në Gjykatën Speciale prej vitit të shkuar. Ata akuzohen për krime lufte, krime kundër njerëzit dhe kërkesa e tyre për lirim me kush është refuzuar disa herë./tvklan.al








Të ngjashme