Gjykata Speciale në Hagë nuk e ka pranuar kërkesën e avokatëve për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Gjykatësi i çështjes, Nicolas Guillou ka vendosur të gjithë të akuzuarve t’u refuzojë kërkesat për lirim të përkohshëm me kusht.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se vendimi i gjykatës është ndikuar dhe nga prokurori, Jack Smith, i cili ka kundërshtuar gjithashtu lirimin e ish-krerëve të UÇK-së duke renditur një sërë argumentesh.

Prokuroria ka përmendur edhe mundësinë e dënimit të disa prej tyre me burgim të përjetshëm, si një prej arsyeve se pse sipas tyre ata nuk duhet të lirohen as përkohësisht.

Smith në të gjitha parashtresat ka pretenduar se ekziston rreziku që ish-pjesëtarët e UÇK-së të arratisen, të ndikojnë në dëshmitarë ose ta kryejnë ndonjë krim.

Tashmë Hasim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do vijojnë të qëndrojnë në qeli./tvklan.al