Asnjë HEC nuk do të mund të ndërtohet mbi rrjedhën e lumit Osum. Gjykata Administrative ka thënë fjalën e fundit duke rrëzuar ankimimin e subjekteve dhe njëkohësisht duke i dhënë të drejtë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për pezullimin e HEC-eve disa muaj më parë.

“Fituam një nga betejat e para për natyrën. Gjykata sapo ka vendosur anulimin e HEC-eve Osum

.

Na nxit edhe më shumë për të vijuar betejën tonë në mbrojtje të natyrës. Më në fund, perla natyrore e Osumit, shpëtoi. Osumi do të mbetet pasuri e përbashkët natyrore.”

Në aktivitetin e zhvilluar me rastin e Ditës Botërore të Rangers-ave, Ministri Klosi solli në vëmendje edhe vendimin e gjykatës për rifillimin nga puna të guroreve në Berat, për të cilin u shpreh se është skandaloz dhe në dëm të natyrës.

Tv Klan