Gjykata e Posaçme ka vendosur të mos i japë leje Belerit të betohet si kryebashkiak i Himarës. Pasi kryesuesi i trupit, Erjon Çela lexoi vendimin, në sallë shpërthyen thirrjet e mbështetësve të tij në sallë.

Trupi gjykues e cilësoi kërkesën e Belerit si të pabazuar në ligj pasi leja e posaçme mund të jepet vetëm në rast fatkqesësish, ceremoni familjare, dasmash dhe për dhënie provimesh. Kryetari i Partisë “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” Vangjel Duke deklaroi pas pëfundimit të seancës se vendimi është i ndikuar politikisht.

Më herët gjatë seancës, Fredi Beleri theksoi se ndaj tij po bëhet padrejtësi për interesa politike.

 “Zvarritja dhe përcjellja nga gjykata në gjykatë, veprimet për shtyrje të seancës, nuk janë mënyra e duhur për të dhënë drejtësi. Po më dëmtoni mua, por edhe familjen time. Po ashtu po shkaktoni qëndrime armiqësore, duke na ndarë në grekë dhe jo grekë.”

Kjo seancë u ndoq me interes të veçantë dhe nga mediat greke.

Mbështetësi të Belerit qëndruan për disa orë në pritje të vendimit jashtë gjykatës Ata shpalosën një banderolë ku shkruhej: “Himara zgjodhi Belerin si kryetar bashkie, tirania nuk do të fitojë”.

Si gjithmonë dhe kjo seancë u ndoq në sallë dhe nga ambasadorja greke në Tiranë.

Athina ka vendosur si kusht, betimin e Belerit për të firmosur hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Por zërat kundër këtij qëndrimi janë të shumtë brenda Bashkimit Europian. Pas Gjermanisë dhe Spanja i kërkoi Athinës që marrëdhëniet mes dy vendeve, mos të ndikojnë në integrimin e Shqipërisë.

Fredi Beleri u arrestua për vjedhje të votave, dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Klan News