Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për ish-deputetin Alqi Bllako. Vendimi erdhi pasi Bllako dha dorëheqjen nga mandati deputetit. Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për shpërdorim detyre dhe korrupsion në çështjen e inceneratorëve.

Masa e sigurisë pritet të ekzekutohet nga forcat Operacionale të Policisë së Shtetit.

Dy ditë më parë SPAK kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e Bllakos, ndërsa dje pasdite ai dorëzoi mandatin e deputetit në Kuvend. Në mbrëmje, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i dërgoi shkresën kreut të SPAK Arben Kraja, ku e informonte për mbarimin e mandatit të deputetit për Bllakon, çka i hapi rrugë arrestimit të tij./tvklan.al