Tjetër skandal përfshin njerëzit e afërt të Donald Trump. Kandidati i emëruar nga Presidenti amerikan për Gjykatën Supreme amerikane, akuzohet për dhunë seksuale nga një grua.

Kjo e fundit tha për Uashington Post, se Brett Kavanaugh kishte tentuar të kryente marrëdhënies seksuale pa dëshirën e saj, kur të dy ishin adoleshentë. Christine Blasey Ford, sot një profesore psikologjie, thotë se gjatë sulmit ishte frikësuar edhe për jetën e saj.

I nominuari i Presidentit Trump për Gjykatën Supreme i mohoi kategorikisht akuzat, por rasti i tij pritet të diskutohet në Komitetin Juridik të Senatit Amerikan.

Nëse zgjidhet për mandatin e përjetshëm, Brett Kavanaugh do të ishte një fitore e rëndësishme për Donald Trumpin dhe zhvendoste në të djathtë peshën e institucionit madhor të drejtësisë amerikane.

Gjykatësi konservator kundërshtohet me forcë nga demokratët për qëndrimet e tij të debatuara, sikurse ishte një koment i tij kundër legalizimit të abortit.

Tv Klan