Një operator guide në Hong Kong është dënuar me 45 muaj burg sepse goditi me thikë tre persona gjatë protestave anti-qeveritare vitin e kaluar. Dënimi i tij ka hasur shumë kritika pasi autori i kësaj ngjarje mori simpatinë e gjykatësit që dha vendimin për çështjen.

Gjykatësi krahasoi protestuesit me një ushtri që ka sjellë ndryshime thelbësore në Hong Kong. Kwok Wai-kin tha se i pandehuri ishte “viktimë” e protestave. Asokohe tre viktimat patën nevojë për trajtim spitalor. Madje njëri prej tyre ishte i plagosur rëndë.

Tony Hung Chun sulmoi një gazetar dhe dy persona të tjerë me një thikë mishi, ndërkohë që ata po ngjisnin disa postera.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Hung ishte shumë i inatosur për shkak të situatës ekonomike që i kishin shkaktuar protestat. Si operator guie ai ishte shumë i prekur nga lëvizjet antiqeveritare.

Ndërkohë gjyqtari Kwok pranoi gjatë dënimit se protestat kanë qenë si një ushtri që rrihnin njerëz dhe bllokonin rrugët. Ai tha se protestuesit që lëndojnë njerëzit e tjerë nuk kanë shumë ndryshim nga terroristët./tvklan.al