U arrestua gjatë operacionit “Vol-Vo 4”

Gjykata kundër Krimit dhe Korrupsionit ka pranuar kërkesën e Altin Avdylajt që procesi ndaj tij të zhvillohet me gjykim të shkurtuar. Avdylaj u arrestua në Shtator të 2018-tës gjatë operacionit “Vol-Vo 4”, për trafik të lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal.

Sipas prokurorisë, Avdylaj dhe të arrestuarit e tjerë akuzohen për prodhimin e heroinës në laboratorin e Hasit dhe më pas trafikimin e saj. Nëse Avdylaj do të shpallet fajtor, ai përfiton uljen e 1/3 së dënimit, si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar.

Gjithashtu togat e zeza kanë pranuar gjykim të shkurtuar edhe për 16 persona të tjerë që po gjykohen për të njëjtën vepër penal, ndërsa 5 prej tyre kanë kërkuar gjykim të zakonshëm.

Tv Klan