Konflikti midis Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe familjes Markaj  për çeshtjen e një trualli privat mbi rezidencën e diplomatëve të Uashingtonit, ka arritur në pikën finale. Sot palët në proces avokatët dhe  përfaqësuesja e Bashkisë kanë dhënë pretendimet e fundit përpara gjykatësit Skënder Haluca. Ishte avokati i familjes Markaj, Baftjar Rusi ai që ngriti një sërë pretendimesh mbi shkeljet që janë bërë nga Ambasada Amerikane si dhe nga Bashkia e Tiranës.Sipas avokatit , leja e dhënë nga bashkia nuk ishte e rregullt, ndërsa Ambasada ka cënuar padrejtësisht një pronë private.  Avokati ka paraqitur një sërë dokumentesh që vërtëtojnë  të drejtën e familjes Markaj.

Pamje  nga gjyqi i Ambasadës Amerikane dhe familjes Markaj, avokat Ilir Selenica, gjygjtari Skënder Haluca, avokati i familjes Markaj ,Baftjar Ruci./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili