Në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore ku Taulant Balla ka paditur kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për shpifje në lidhje me 3,4 milionë eurot e kapura në Portin e Durrësit. Në seancë nuk ishte as kreu i Grupit Parlamentar socialist, e as Basha.

Avokatët e kreut të opozitës argumentuan në sallë se deklarata e bërë në parlament nga Basha ishte bërë për të denoncuar një aferë kriminale që po ndodhte dhe politikanë të mazhorancës ishin garantë dhe nuk ishte e drejtuar ndaj Ballës. Përfaqësuesit ligjorë të Bashës nuk pranuan të bënin publik burimin se nga ishte marrë informacioni.

Tv Klan