Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Dëshmitarët e thirrur nga avokati i Izet Haxhisë, kanë përjashtuar sot prezencën e këtij të fundit pasditen e 12 Shtatorit 98, tek kodrat e liqenit, ku ishte organizuar grupi atentator ndaj deputetit demokrat Azem Hajdari.

Sipas dëshmive të dy personave prezent sot në sallë, Izet Haxhia gjatë pasdites së kësaj date ka qenë duke luajtur bilardo për disa orë. Ata thanë, se kanë qenë bashkë me të në një bilardo afër PD, duke hedhur mundësinë e prezencës së tij në lokalin ku përgatitej vrasja e deputetit demokrat.

Ndërkohë vëllai tjetër i akuzuar Ismet Haxhia, ka përforcuar alibinë e tij nëpërmjet dëshmitarit të fundit, se momentin e vrasjes ka qenë duke ngrënë darkë në një lokal, pastaj është larguar për në shtëpinë e një miku të tij./tvklan.al

Gazetar – Patrik Sadikaj