Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Asnjë kamera e televizioneve të mos hyjë në sallë. Drejtuesit e Gjykatës së Tiranës, mesa duket e kanë kuptuar shkakun e dështimit të proceseve gjyqësore dhe të tyren njëkohësisht. Sipas tyre shkaku është gazetarët. Në seancën e sotme gjyqësore ndaj të akuzuarve për ngjarjet e 14 Shatorit, asnjë nga televizionet private apo shtetërore nuk nuk u lejuan të bëjnë punën e tyre duke e shndërruar procesin me dyer të mbyllura.

Megjithë protestën e medias dhe të vetë të pandehurve, Prokurorët dhe gjyqtarët ishin të vendosur në të tyren. Sot ka qenë radha e dëshmimtarëve. Shtatë efektiv të Forcave Speciale të grupit 324, kanë dëshmuar për atë ç’ka dinë dhe ç’kanë parë ditën e 13 dhe 14 Shtatorit. Megjithëse të thirrur nga organi i akuzës policët Ahmet Matoshi, Petrit Duka dhe pesë të tjerët nuk thanë asgjë në interes të prokurorëve.

Efektivët e 324 pohuan se nuk i njihnin asnjë prej të ulurve në bankën e të akuzuarve përveç Ekrem Spahisë si një politikan. Nuk ka patur një rebelim të organizuar më 14 Shtator than në gjyhën e specialistit efektivi i grupit 324 Ahmet Matoshi. Ata që digjnin dhe qëllonin ishin të pa organizuar. Të njëjtat fjalë thanë dhe policët e tjerë dëshmimtarë. Nga ana e prokurorisë mbetet sigurimi dhe sjellja e dëshmimtarëve të tjerë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj