Për herë të parë kur gjykatësit janë tërhequr kërkesat e të pandehurve Gjykatesi Petrit Kaja i dosjes “Hakmarrja për Drejtësi”, nuk pranon të tërhiqet nga gjykimi. Pas shumë kohësh Në Gjykatën e Faktit rikthehet për gjykim dosja e 11 hakmarrësve, ndër të cilët veçohen Orik Shyti dhe Laert Shyti, bijtë e Hajredin Shytit drejtues i lartë i Policisë Shqiptare në komunizëm.

Anëtarët e bandës Hakmarrja për Drejtësi po gjykohen në mungëse, pasi asnjëri prej tyre nuk ndodhet në Shqipëri. Sipas prokurorit Alban Kalaja krimet e kësaj bande janë vënia e bombës tek supermaketi VEFA ku pati dhe viktima, vrasja e Bujar Kaloshit ish Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve dhe të tjera vrasje me dashje.

Kërkesën për dorëheqje të gjyqtarit Kaja, avokatët mbrojtës e mbështetën në faktin se ai ka marrë pjesë në grupin e gjyqtarëve që hoqën masën e arrestit ndaj Klement Kolanecit, edhe ky ish anëtar i kësaj bande. Megjithatë gjykatësi Kaja, për herë të parë pas disa rasteve të dorëheqjeve të gjyqtarëve të tjerë nuk ka pranuar të tërhiqet. Çeshtja për dorëheqjen ose jo të Kajës do të shqyrtohet në Apel./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj