Pamje nga seanca gjygjësore e francezit Klod Sheik Ben Abdelkader, pamje nga Gjykata e Tiranes.

 

Francezi i myslimanizuar Klod Sheik Ben Abdelkader u paraqit para Gjykatës së Tiranës i akuzuar për vrasjen e studentit shqiptar, Leonard Vangjeli. Gjatë seancës ka dëshmuar vetëm Ilirjan Omari vjehrri i Besnik Sinanit, personi që ka qënë më afër në momentin e krimit. Seanca u la të vazhdojë pas dy javësh pasi dëshmitari kryesor, vetë shoku i viktimës është larguar për në Amerikë.