Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ish-Komandanti i Gardës, Haki Liçaj, dëshmoi sot në seancen gjyqësore ndaj grupit të dytë të 14 Shtatorit. Kemi qenë në krye të detyrës tha Liçaj, gjatë 3 ditëve të rrëmujës, madje unë jam plagosur në këmbë më 14 Shtator. Me gardistët kemi shkuar në Presidencë e Kryeministri për të mbrojtur institucionet. Jemi larguar vetëm kur plumbat vinin drejt nesh nga të gjitha drejtimet. Shumë gardistë mbetën të plagosur, ndërkohë që një plumb ka goditur në kokfsh dhe vetë komandantin e Gardës Liçaj.

Para se të plagosesha dhe të shtrohesha në spital tha Liçaj në Gardë kam takuar dhe prindërit e ushtarëve që të alarmuar donin të merrnin me vete djemtë e tyre. Aty kanë nisur dhe largimet e para që më pas çoi në shkrirjen e përkohëshme të repartit. Më 14 Shtator kam komunikuar dhe marrë urdhera nga Ministri Teta, tha Liçaj.

Urdhra që përfshinin ruajtjen e institucioneve dhe më pas nxjerrjen e tankeve për të tërhequr të plagosurit brenda ne kryeministri. Tanke që më pas ranë në duart e protestuesve. Me deshminë e ish-krye gardistit Licajt, që nuk mundi të vinte gishtin mbi të pandehurit të ulur para tij, përfundoi seanca e sotme.

Po sot në Gjykatën e Tiranës dëshmuan dëshmitare dhe në procesin tjetër të hapur dje në atë të Murati Do Brazil. Punonjës të doganës së Tiranës janë pyetur nga prokurori i çështjes në lidhje me aktivitetin e kompanisë së njohur së kafesë. Doganierët dëshmitare u pyeten lidhur me firmat e dokumenteve të ndryshme, që kishin lidhje me aktivitetin e firmës së akuzuar për falsifikim dokumentave të aktivitetit të saj.

Nuk mund të them nëse firmat jane apo jo te falsifikuara tha njëri nga doganierët, duke shtuar se nuk i kishte njohur më parë drejtuesit e Murati Do Brazil të ulur në bankën e të akuzuarve. Procesi ndaj Murati do Brazil i nisur dje me ardhjen e shumë dëshmimtarëve arrinë një rekord me proceset e tjera ku dëshmimtarët nuk vijnë, duke dështuar dhe seancat./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj